Skip to content
Natë me hënë poster

Film

Natë me hënë (1990)

“Nata me hënë” tregon se në një ndermarrje një vajze qe ne qender te qendrimeve kritike sepse paska shkelur moralin. Reagimi i saj duke mos kundershtuar e rivlereson ate. Ai tingëllon si një mbrojtje për respektimin e individit përpara kësaj "neve" mbytëse, përgjuese. Shoqëria e gjurmon jetën private të heroinës, vajzës së re Mariana, dhe regjimi përzihet në çështjet morale të grigjës së vet, i kolektivizon fatet njerëzore. "Pasi kujtoi edhe një herë shqetësimin e Partisë për lumturinë e njerëzve". Mariana është viktimë e një hetimi të vërtetë të jetës së saj private, që është e sanksionuar me një superstrukturë, që jep diploma të sjelljes së mirë apo qorton. Gjithshka nis nga një mistifikacion i vogël, i kurdisur prej armiqve të Marianës dhe pak nga pak merr përmasa të tilla, që gati prekin tragjedinë e që, nga disa aspekte.